Çështja e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë mbetet e hapur, pas takimit të fundit të rreth 50 vendeve për të koordinuar dërgesat e armëve në vendin e shkatërruar nga lufta. “Unë nuk kam asnjë njoftim për të bërë sot lidhur me avionët luftarake,” tha ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili kryesoi takimin, në selinë e NATO-s, në Bruksel. Austin theksoi se SHBA-ja nuk do ta ndalojë Poloninë ose vendet e tjera të bëjnë dërgesa të tilla pasi këto vendime duhet të merren nga autoritetet kombëtare. “Holanda po e shqyrton me seriozitet kërkesën e Ukrainës për furnizimin e avionëve F-16”, tha ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren në takim. “Ukraina është shumë e vetëdijshme se kjo kërkon kohë”, tha ajo. “Avionët luftarakë nuk janë të krahasueshëm me tanket luftarake që do të dorëzohen në Ukrainë në muajt e ardhshëm”, shtoi ajo. Sllovakia njoftoi javën e kaluar se do të shqyrtonte kërkesën për dërgimin e MiG-29 të tipit sovjetik në Ukrainë. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius njoftoi sot një urdhër të ri për ofrimin e municioneve kundërajrore Gepard (Cheetah) për Ukrainën. “Kjo do të thotë që ne do të rifillojmë menjëherë prodhimin e municioneve Gepard në Rheinmetall”, tha Pistorius në Bruksel. Gjermania nënshkroi kontratat e porosisë në emër të Ukrainës, sipas Ministrisë gjermane të Mbrojtjes. Një urdhër nga vetë Berlini do të kishte marrë shumë kohë dhe do të kishte përfshirë parlamentin gjerman. Pistorius tha se kontratat e reja të municionit Gepard sigurojnë dërgesa më të shpejta dhe më të pavarura për armët kundërajrore vetëlëvizëse që përdoren në mbrojtjen ajrore dhe dron. “Gjermania ka ofruar deri më sot trajnime speciale në sistemet e armëve për 1200 ushtarë ukrainas”, tha Pistorius. atsh
Austin: Asnjë vendim përfundimtar për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë
RELATED ARTICLES