Kryebashkiaku i Athinës, Haris Doukas premtoi se do të rregullojë përdorimin e skuterëve elektrikë, të cilët janë bërë një “shqetësim i tmerrshëm” në zemër të kryeqytetit grek.
“Jemi të vendosur të vendosim rregulla”, tha kryebashkiaku, menjëherë pas një takimi të katër kompanive private që operojnë në qendër të qytetit.
“Skuterë në rampa, në mes të rrugës dhe kudo. Shoh dhjetëra raste të tilla çdo ditë”, shtoi ai në një deklaratë.
“Qyteti planifikon të krijojë 70 vende parkimi të dedikuara për skuterë elektrikë dhe do të ndalojë përorimin e tyre në zona të caktuara”, tha ai.
Nuk është komunikuar asnjë afat, por Haris Doukas tregoi se donte të “fillonte menjëherë”, në bashkëpunim me operatorët.
Më shumë se 4 000 skuterë vetëshërbimi, të operuar nga kompanitë “Hoppy”, “Hop”, “Lime” dhe “RideMovi”, qarkullojnë aktualisht në rrugët e Athinës dhe shkeljet që lidhen me përdorimin e tyre janë në rritje, sipas bashkisë.
Policia bashkiake e Athinës regjistroi 197 shkelje në prill, krahasuar me 88 në mars.
Qyteti i Athinës ka një popullsi prej rreth 640 000 banorësh në një zonë metropolitane prej rreth 3,8 milionë banorësh