Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREAt Justin Rrota, i pari që solli në Shqipëri kopjet e fotografuara...

At Justin Rrota, i pari që solli në Shqipëri kopjet e fotografuara të “Mesharit”

At Justin Rrota, i pari që solli nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit në Shqipëri, më 1929-n tri riprodhime të fotografuara të librit më të hershëm të botuar në shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555). At Justin Rrota ndërroi jetë më 21 dhjetor 1964 dhe u varros në Shkodër. Angazhimi i tij në gjuhën dhe letrat shqipe, përfshinte studimin e gramatikës, të sintaksës, të morfologjisë dhe të historiografisë letrare. Mësimet e para i mori në vendlindje, në Shkodër. Ndërsa, do të formohej për teologji në Klagenfurt të Austrisë. Meshtari do të shërbente edhe si mësimdhënës, fillimisht në Troshan dhe duke nisur nga viti 1921, në gjimnazin “Illyricum” në Shkodër. Krahas mësimdhënies, u shqua për zell në studime. Botoi artikuj të shumtë shkencorë me pseudonimet “Iris”, “Patër Ndou” dhe “Viator”. Shkrimet e tij u botuan së pari në revistat “Zani i Shna Ndout” dhe “Hylli i Dritës”, që u përkisnin disiplinave të gjuhësisë dhe të letërsisë. At Justini ishtë një ndër botuesit e parë të teksteve për shkollat e mesme. Në vitin 1940, Instituti i Studimeve Shqiptare e zgjodhi anëtar të radhëve të tij, në cilësinë e lëvruesit të gjuhës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell, në këtë përvjetor, disa radhë nga studimi i Rrotës mbi gjuhën e shkruar shqipe dhe fragmente nga fjalori ortografik i përpiluar prej tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ