Friday, May 9, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAAstro, roboti që mbikëqyr shtëpinë

Astro, roboti që mbikëqyr shtëpinë

Amazon ka prezantuar në SHBA një robot, i emërtuar Astro, që pritet të jetë automati i parë vendas për familjen. Roboti, që të kujton shumë protagonistin e filmit vizatimor Ëall-E, është i pajisur me një aparat periskopik që i lejon atij të zgjerojë fushën e tij të shikimit dhe, gjithashtu, të kontrollojë atë që ndodh përtej lartësisë së tij, te njerëzit, kafshët dhe objektet. Detyra e tij kryesore është, në fakt, ajo e mbikëqyrjes në shtëpi, duke u mbështetur edhe nga shërbimi i abonimit Protect Pro by Ring, që automatikisht bën thirrje për ndihmë në rast urgjence. Është sikur të kesh një pajisje Alexa që lëviz nëpër shtëpi. Astro u përgjigjet komandave zanore, mund të funksionojë si një orë me zile ose të shërbejë për të marrë lajmet më të fundit dhe informacionin e motit, përveç gamës së gjerë të veçorive përmes “Skill” të Amazon. Duke pasur parasysh praninë e kamerave dhe mikrofonit, Astro gjithashtu mund të veprojë si një terminal për videothirrje hyrëse dhe dalëse, duke përdorur aplikacionet e telekonferencës së pajtueshme me Alexa. Vëmendje e veçantë i kushtohet privatësisë: pronarët mund të përcaktojnë zona përtej të cilave roboti nuk mund të shkojë dhe të fikin LED-të, ekranin dhe mikrofonat, në periudha të caktuara të ditës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments