Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIAspirina redukton rreziqet e një ataku të dytë në zemër

Aspirina redukton rreziqet e një ataku të dytë në zemër

Rreth 60% e pacientëve me zemër të cilëve u është përshkruar nuk e marrin të ashtuquajturën aspirinë. Aspirina me dozë të ulët rekomandohet për shumë pacientë të zemrës në mbarë botën, por veçanërisht për të mbijetuarit e sulmit në zemër, pasi përdorimi i rregullt i ilaçit është treguar se zvogëlon rrezikun e një ataku të dytë në zemër. Megjithatë sipas një studimi të ri ilaçi, i cili është i lirë dhe i disponueshëm në çdo cep të globit, përdoret nga më pak se gjysma e pacientëve të cilëve u rekomandohej. Dhe përdorimi i tij është dukshëm më i ulët në vendet më të varfra sesa në ato të zhvilluara. I publikuar në revistën shkencore Jama, anketa denoncon se në përgjithësi vetëm 40% e pacientëve me zemër, të cilëve u është përshkruar, marrin të ashtuquajturën aspirinetë. Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të pacientëve, shkencëtarët vunë re se në vende të tilla si Etiopia, Benini dhe Afganistani, vetëm 16.5% e pacientëve që duhet t’i përdorin ato në fakt e bëjnë këtë. Përkundrazi, në Angli, Amerikë dhe zona të ngjashme, 65% e pacientëve me zemër përdorin aspirinë për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në tru. Studimi u krye në Universitetin e Uashingtonit, në Universitetin e Miçiganit me bashkëpunimin e institucioneve të tjera ndërkombëtare: të dhënat mbuluan 51 vende ku u kryen dhe u rishikuan sondazhet mbi përdorimin e aspirinës për 7 vjet, nga 2013 deri në 2020. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ