Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAsnjë pasagjer s’humbi fluturimin

Asnjë pasagjer s’humbi fluturimin

Asnjë pasagjer nuk ka humbur fluturimin pas sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS. Këtë e bëri të ditur Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’Hemaj, i cili foli për mediat pas mbledhjes së Komitetit të Sigurisë së Aviacionit Civili lidhur me sulmin e ndodhur. Ai tha se sistemi TIMS u fik për t’u mbrojtur nga sulmi dhe do të vijojë i tillë deri në normalizimin e situatës. Drejtori bëri të ditur se ky akt sabotimi ka shkaktuar fluks të lartë të pasagjerëve por që deri më tani situata është përballur mirë dhe se sistemi i trafikut ajror nuk është prekur nga ky sulm. “Me siguri them se sistemi i trafikut ajror nuk është prekur nga ky sulm. Ndërkohë mënyra sesi kjo ngjarje shkakton probleme në aeroport është e thjeshtë. Bllokimi i sistemit TIMS krijon vonime të fluturimeve. Por ju them me shumë kënaqësi që asnjë pasagjer nuk ka humbur udhëtimin. Aeroporti ka tre valë udhëtimesh. Valën e parë e menaxhuam me sukses duke komunikuar me kompanitë ajrore. Unë i ftoj pasagjerët që të vazhdojnë të vijnë dy orë para fluturimit të tyre për shkak të kësaj situate. Ky është një akt sabotimi. Nuk është detyra jonë të themi se kur kjo mund të rregullohet, por të bëjmë të mundur që pasagjerët të mos humbin avionin e tyre. Komiteti do vazhdojë aktivitetin deri në rikthimin në normalitet. Kjo do jetë në thelb gjithmonë një luftë mes të mirës dhe të keqes. Sistemi TIMS u fik për t’u mbrojtur”, tha Et’Hemaj. Aktualisht në Rinas janë rikthyer në punë dy sportele, ndërsa Ministria e Brendshme ka njoftuar se shumë shpejt gjendja do të normalizohet. Sistemi TIMS u sulmua mbrëmjen e 9 shtatorit, ndërsa kryeministri Edi Rama bëri përgjegjës Iranin për sulmin ndaj sistemit TIMS, ku tha se është e njëjta dorë që sulmoi shërbimet publike online në muajin korrik. Pikërisht për shkak të kërcënimit të sigurisë së vendit nga sulmi kibernetik Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.https://lajme.rtsh.al/artikull/sulmi-ndaj-tims-drejtori-i-aviacionit-civil-sistemin-e-fikem-per-t-u-mbrojtur-asnje-pasagjer-s-humbi-fluturimin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments