Sunday, June 30, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAArtistja shqiptare nga Kosova, instalacion në Hagë me veshjet e të mbijetuarave...

Artistja shqiptare nga Kosova, instalacion në Hagë me veshjet e të mbijetuarave të dhunës seksuale

Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, ndau në rrjetet sociale fotografi nga performanca e një artisteje shqiptare, në Holandë.

Rrobat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe nga 19 shtete të tjera, u ekspozuan në qytetin e Hagës, ngjarje e organizuar në bashkëpunim me Mukwege Foundation, Ambasada e Kosovës në Holandë dhe Komuna e Hagës.

Instalacioni është vepër e artistes Alketa Xhafa Mripa dhe titullohet “Thinking of You”.

Ai shpreh kujtimin dhe solidaritetin për të gjitha të mbijetuarat e dhunës seksuale në konflikte dhe simbolizon jo vetëm dhimbjen dhe vuajtjen, por edhe forcën dhe kurajën e jashtëzakonshme që viktimat kanë treguar.

Në ceremoninë e inaugurimit kanë qenë të pranishme edhe Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri, dy prej të mbijetuarave të dhunës seksuale. Prezenca e tyre u bë zëri i shumë viktimave që kërkojnë drejtësi pa pushim për krimet e kryera ndaj tyre nga shteti serb.

“Vasfije dhe Shyhrete, me historitë dhe përvojat e tyre të trishta, na kujtojnë se drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve është detyrë e përhershme e njerëzimit”, u shpreh Përparim Rama.

Kryebashkiaku i Prishtinës theksoi përmes postimit të tij se, ky event në Hagë, Qyteti Ndërkombëtar i Paqes dhe Drejtësisë, është një thirrje e fuqishme për drejtësi dhe një përpjekje për të mos lejuar që zërat e të mbijetuarave të heshten.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments