Sunday, October 20, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREArtistët e Hollivudit thirrje për armëpushim në Gaza dhe Izrael

Artistët e Hollivudit thirrje për armëpushim në Gaza dhe Izrael

Një grup prej 57 artistësh të famshëm të Hollivudit i kanë shkruar një letër të hapur presidentit amerikan, Joe Biden duke i kërkuar atij të bëjë thirrje për një armëpushim në Izrael dhe Palestinë ndërkohë që lufta Izrael-Hamas vazhdon, sipas “The Hollywood Reporter”.

Andrew Garfield, Kristen Stewart, Oscar Isaac, Quinta Brunson, Ayo Edebiri, Cate Blanchett, Hasan Minhaj, Jeremy Strong dhe Joaquin Phoenix, mes shumë të tjerëve, nënshkruan letrën duke kërkuar t’i jepet fund vdekjeve të njerezve dhe tmerreve në të dy vendet.

“Ne kërkojmë që, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bëni thirrje për shmangien e menjëhershme te përshkallëzimit dhe armëpushim në Gaza dhe Izrael përpara se dikush tjetër të vdesë”, thuhet në letër.

“Më shumë se 5 000 njerëz janë vrarë javën e fundit, një shifër katastrofike. Ne besojmë se jeta është e shenjtë, pa marrë parasysh besimin apo përkatësinë etnike dhe dënojmë vrasjen e civilëve palestinezë dhe izraelitë”, sipas letrës.

Letra e hapur drejtuar presidentit Biden vjen pas një letre tjetër që kërkonte një armëpushim në Izrael dhe Gaza nga Artistët për Palestinën në Britaninë e Madhe, e nënshkruar nga të famshëm si Tilda Swinton, Miriam Margolyes, Charles Dance, Steve Coogan, Peter Mullan, Maxine Peake dhe Khalid Abdalla.

Një grup shkrimtarësh, artistësh dhe akademikësh hebrenj amerikanë i kërkuan gjithashtu Biden që t’i jepte fund luftës Izrael-Hamas.

Në ditët menjëherë pas aktit fillestar të terrorit më 7 tetor, 700 të famshëm dhe drejtues të Hollivudit, duke përfshirë Gal Gadot, Jerry Seinfeld, Jamie Lee Curtis dhe Chris Pine nënshkruan një letër të hapur në mbështetje të Izraelit dhe dënuan sulmet e Hamasit.

Në përgjigje të këtyre sulmeve, qeveria izraelite shpalli një “rrethim të plotë” në Gaza.

Konflikti Izrael-Gazë ka vrarë më shumë se 1 300 izraelitë dhe gati 3 700 palestinezë deri më tani. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments