Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se gjatë natës ka pasur sërish reshje dëbore në akset rrugore Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë. Sipas ARRSH-së, në orët e para të mëngjesit reshjet kanë pushuar. Autoriteti bën të ditur se mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. “Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset”, thotë Autoriteti.
ARRSH:Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Bogë, rrugët të kalueshme
RELATED ARTICLES