Punimet për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë po vijojnë me ritme të shpejta. Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka publikuar foto në rrjetet sociale nga punimet në këtë kantier. ARRSH bën të ditur se, “po punohet për formimin e trasesë së rrugës ndërtimin e nënkalimit në kilometrin ndërtimin e urës automobilistike dhe mbrojtjen lumore me mure gabion”. Gjithashtu ARRSH thekson se, “ky aks do të transformohet rrënjësisht, duke garantuar që qarkullimi i automjeteve do të vijojë pa asnjë problematikë dhe me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore”. Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është një nga më të rëndësishmit në vend, pjesë e korridorit 8. Ky aks do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi. Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km. ATSH