Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIARRSH: Përfundojnë punimet në mbikalimin e Shkozës

ARRSH: Përfundojnë punimet në mbikalimin e Shkozës

 Qarkullimi i mjeteve në mbikalimin e Shkozës në fund të lotit 3, pjesë e Unazës Lindore, nga sot i rikthehet normalitetit dhe lëvizja e mjeteve do të kryhet në të dy kahet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se, pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes.

Devijimi i rrugës u bë 7 ditë më parë.

Mbikalimi ka gjatësi 180 m dhe gjerësi 28 m, 6 hapësira drite me nga 30 ml, lartësi 5.5 m dhe poshtë tij është një rrethrrotullim me rreze 40 m, që do të shërbejë si nyje lidhëse e Unazës me Bulevardin e Lanës duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments