Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se nga data 8-12 janar do të bëhet devijimi i trafikut rrugor në rrugën e Unazës në Durrës. Sipas ARRSH -së, në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës, që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Ky devijim kryhet në vijim të punimeve që do të realizohen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”. Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.
ARRSH- Nga 8-12 janar devijim i trafikut rrugor në rrugën e Unazës në Durrës
RELATED ARTICLES