Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAArkeologët zbulojnë statuja 2 000-vjeçare në Turqinë perëndimore

Arkeologët zbulojnë statuja 2 000-vjeçare në Turqinë perëndimore

Arkeologët në Turqinë perëndimore kanë zbuluar dy statuja që datojnë rreth 2000 vjet më parë, gjatë gërmimeve në qytetin e lashtë romak Blaundus. Blaundus u ndërtua për herë të parë nga maqedonasit antikë që u vendosën në Anadoll, Turqinë e sotme, pas fushatës ushtarake të Aleksandrit të Madh. Rrënojat e qytetit antik, të cilat ndodhen në rrethin Ulubey të provincës Uşak, u pushtuan më vonë nga romakët. Gërmimit për të zbuluar qytetin, që filluan në vitin 2018, aktualisht janë fokusuar në zonën e tempulli të perëndeshës mitologjike greke Demeter. Duke folur për AA, Birol Can, anëtar i fakultetit në Departamentin e Arkeologjisë të Universitetit të Uşak-ut, tha se ekipi ka zbuluar dy statuja në oborrin e tempullit që ndodhet në qendër të qytetit. Can, i cili drejton gërmimet, tha se njëra nga statujat e zbuluara është 185 centimetra e gjatë dhe pa kokë, ndërsa statujës tjetër i mungonte koka, krahu i djathtë dhe të dyja këmbët. “Nuk e dimë ende nëse statujat vijnë nga vendi i tempullit”, tha ai, duke shtuar se kërkimet e mëtejshme mbi gjetjet ishin në vazhdim. “Të dyja zbulimet janë statuja mashkullore prej mermeri. Nuk kemi përcaktuar ende se cilët janë ata, nëse janë perëndi, perandorë apo burra shteti”, tha Can.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments