Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT “Arbitri i vitit 2023”

 “Arbitri i vitit 2023”

Arbitrat janë një pjesë e rëndësishme e botës së futbollit, me kontributin e tyre të çmuar përmes vendimeve të tyre në fushën e blertë. FSHF ka akorduar në Mbrëmjen Gala që po mbahet mbrëmjen e sotme në TKOB edhe çmimin për “Arbitrin më të mirë të vitit 2023”. Tre emrat e përzgjedhur si finalistë përmes votimit ishin Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji. Për të dhënë këtë çmim të rëndësishëm, moderatorët e këtij spektakli, Arjola Shehu dhe Arben Derhemi ftuan në skenë ish-gjyqtarin e njohur Plarent Kotherja i cili zbuloi edhe emrin e fituesit, që është Enea Jorgji. Jorgji, i cili ka qenë një nga arbitrat që ka bërë paraqitje më të mirë këtë sezon në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm, pasi mori vlerësimin si “Arbitri i Vitit 2023” u shpreh: “Ky çmim nuk vlen vetëm për punën që kam bërë unë. Bashkë me mua kanë qenë edhe Denis Rexha dhe Ridigers Çokaj, kanë bërë një punë fantastike dhe kanë qenë mbështetja ime më e madhe. Kam pasur edhe Florian Latën si arbitër të katërt. Ai është arbitri i katërt i FIFA-s për vitin që vjen. Një sukses i madh që nuk do vinte pa mbështetjen e presidentit dhe sekretarit të FSHF-së. Këtë çmim dua t’ua dedikoj personave që më kanë këshilluar dhe qëndruar pranë, por edhe atyre që më kanë kritikuar. Ky çmim është arsyeja pse jam sot këtu, dhe pse po bëj më mirë. Do të bëj më mirë”, tha Enea Jorgji.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments