Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREARABI SAUDITE – Të paktën 14 të vdekur nga vapa ekstreme gjatë...

ARABI SAUDITE – Të paktën 14 të vdekur nga vapa ekstreme gjatë pelegrinazhit mysliman të Haxhit

Të paktën 14 persona nga Jordania kanë vdekur nga nxehtësia ekstreme gjatë pelegrinazhit të haxhit mysliman në Arabinë Saudite, thanë sot zyrtarët. Gjithashtu, 17 persona të tjerë janë të zhdukur”, tha Ministria e Jashtme jordaneze, sipas agjencisë shtetërore “Petra”. Ministria fillimisht konfirmoi vdekjen e gjashtë pelegrinëve jordanezë që kishin pësuar goditje nga nxehtësia. Autoritetet janë angazhuar për gjetjen e 17 personave të zhdukur. Gjithashtu po punohet për transferimin e trupave në Jordani dhe varrosjen e tyre. Pelegrinazhi filloi në Mekë të premten në mbrëmje në vapë të madhe. Për shkak të temperaturave ekstreme prej më shumë se 40 gradë Celsius, autoritetet u bënë thirrje besimtarëve të mbajnë çadra dielli. Ata gjithashtu u këshilluan që të mos qëndrojnë jashtë gjatë periudhës veçanërisht të nxehtë të mesditës dhe të pinë shumë ujë. Vitin e kaluar, rreth 2 milionë persona morën pjesë në pelegrinazhin në Arabinë Saudite, që është një nga pesë detyrat themelore të Islamit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ