Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIAparaturat e reja tek Hemodinamika në QSUT

Aparaturat e reja tek Hemodinamika në QSUT

Shërbimi i Hemodinamikës në Spitalin Qendror në QSUT falë investimit dhe pajisjes me aparatura të teknologjisë së lartë ka rritur cilësinë e trajtimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet e mjekëve, infermierëve dhe pacientëve të këtij spitali. “Shërbimi i Hemodinamikës në Spitalin Qendror në QSUT, me superkushtet dhe standardet bashkëkohore me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, ka nisur plotësisht funksionimin në shërbim të qytetarëve, të cilët shprehen entuziastë për kushtet dhe ekipin mjekësor”, theksoi Manastirliu. Një mjek tha se “në spitalin tonë aktualisht janë tre salla dy kanë qenë ekzistuese dhe një e re. Do na ndihmojnë së pari për të shtuar numrin e procedurave dhe së dyti gamën e këtyre procedurave”. Një tjetër mjek shprehet se “angiografia është fjala e fundit e teknologjisë. Në këtë mënyrë na ka lehtësuar shumë punën në mënyrë që të ofrojmë një shërbim sa më cilësor dhe voluminoz. Në shërbimin e Hemodinamikës kushtet janë mjaft moderne e cilësore që lejojnë të bëjmë procedura mjaft komplekse”. “Ndryshimi është rrënjësor dhe jo vetëm përmirëson cilësinë e shërbimit, por na krijon edhe kushte më të mira dhe përmirëson performancën tonë në punë”, tha një tjetër mjek. Ndërsa një infermiere theksoi se “të gjitha dhomat e pacientëve janë të pajisura me të gjitha aparaturat e duhura. Bëhet kalimi i pacientit deri në momentin që kalon në pavijonin përkatës”. Një pacient u shpreh se “kushtet janë sikur të jesh jashtë vendit, jo në Shqipëri. Një spital i jashtëzakonshëm”. Një tjetër pacient tha se “jemi shumë të kënaqur me kushtet dhe shërbimin. Kam bërë koronaren, kam vënë dy unaza çdo gjë shkoi shumë mirë. Jam shumë i kënaqur nga doktorët dhe infermierët”. Aktualisht Shërbimi i Hemodinamikës në QSUT është shërbimi i vetëm në institucionet spitalore publike që trajton urgjencën kardiake 24/7 me një volum prej 5,790 ndërhyrje në vit (pacemaker, angiografi, angioplasikë). atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments