Wednesday, March 26, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIAparatura të fjalës së fundit në Shërbimin e Okulistikës në QSUT

Aparatura të fjalës së fundit në Shërbimin e Okulistikës në QSUT

Shërbimi i Okulistikës në Spitalin Francez pranë QSUNT është pajisur me 4 aparatura të teknologjisë së fundit, Phaco, për operacionet e kataraktës. Lajmi bëhet me dije nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. E shoqëruar edhe nga drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Alma Cani, ministrja ka parë sot nga afër investimin më të fundit me pajisje mjekësore bashkëkohore në Shërbimin e Okulistikës në Spitalin Francez pranë QSUNT. Pajisjet janë teknologjia më e avancuar e vitit të fundit dhe tërësisht digjitale, falë të cilave arrihet të shmangen ndërlikimet postoperatore, por nga ana tjetër bëjnë të mundur të trajtohen edhe ndërlikime të mundshme pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Infrastruktura që tashmë kemi krijuar me aparaturat e reja mjekësore, krijon mundësinë mjekëve tanë për ofrimin e shërbimeve të reja mjekësore që nuk janë realizuar më parë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë. Investimin e kryer me këto pajisje nga MSHMS e kanë vlerësuar edhe mjekët okulistë të spitalit francez. “Është një nga sallat që nuk ka ndryshim nga një sallë në Francë apo Amerikë”, u shprehën mjekët okulistë, të cilët vlerësuan se pajisjet e reja u mundësojnë saktësimin e diagnozës në një kohë të shkurtër te pacientët, veçanërisht te ata me diabet. “Dëmtimet e retinës sidomos nga diabeti janë shumë të shpeshta. Kemi shumë të sëmurë me komplikacione të tilla dhe pa këtë nuk mund të dallonim as diagnozën por edhe stadin dhe çfarë mjekimi do të bësh”, theksoi një prej mjekëve.

4 pajisjet e teknologjisë së fundit Phaco, për operacionet e kataraktës, të instaluara në Shërbimin e Okulistikës, u mundësojnë mjekëve kryerjen e ndërhyrje edhe në retinë; diode lazer, një aparaturë e cila shërben për trajtimin e retinopatisë diabetike dhe patologji të tjera; skaneri i syrit, një aparaturë që futet për herë të parë në shërbimin publik dhe përdoret për zbulim të edemës makulare, në retinopatitë diabetike dhe ofron imazhe me rezolucion të lartë dhe të shpejtë në prerjet e nervit optik, retinës etj; si dhe mikroskopi operator që rrit saktësinë në ndërhyrjet kirurgjikale. Kjo aparaturë është veçanërisht e rëndësishme në operacionet okulistike ku saktësia e nivelit milimetrik mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e pacientit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ