Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREAnsambli “Tirana” në Festivalin Folklorik Kombëtar

Ansambli “Tirana” në Festivalin Folklorik Kombëtar

Ansambli Folklorik “Tirana” do të përfaqësojë Tiranën dhe Gjirokastrën në Festivalin Folklorik Kombëtar, që zhvillohet në qytetin e gurtë nga 24 qershori deri në 1 korrik. Ky ansambël, pjesë e Qendrës Kulturore Tirana – Teatri Metropol, ka në repertorin e tij valle të trevave të ndryshme të Shqipërisë, nga Shqipëria e Mesme, e Jugut dhe valle veriu. Mbeten vetëm pak ditë që Ansambli Tirana, ky xhevahir i Tiranës, i përbërë nga artistë të rinj, do të përfaqësoj qarkun e Tiranës në skenën e madhe të Kalasë së Gjirokastrës në datën 26 qershor me fabulën “Rituali i jetës”, që flet për të gjitha proceset e jetës nga lindja në vdekje. Ndërkaq, grupi i polifonisë së këtij ansambli do të përfaqësojë qarkun e Gjirokastrës me këngën lirike “Zërin nga gjyshërit e muarrëm” në datën 30 korrik. Këta artistë mbajnë gjallë, ruajnë dhe kultivojnë muzikën popullore shqiptare, këngët dhe vallet tradicionale të Tiranës dhe Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut. Ansambli “Tirana” është i vetmi entitet gjithëpërfshirës i këtij lloji në rajon dhe një aset i rëndësishëm kulturor për kryeqytetin. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments