Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një komunikate për media njofton se më 23 mars 2023 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2023. Në këtë ankand, sipas komunikatës, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 15 milionë euro. “Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatë. “Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikatë. RTK