Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEAnijet e peshkimit në Durrës nuk lejohen në det deri në përmirësimin...

Anijet e peshkimit në Durrës nuk lejohen në det deri në përmirësimin e motit

Autoriteti Portual i Durrësit bëri të ditur se tragetet që operojnë me linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas, kanë mbërritur në Portin e Durrësit sipas parashikimeve, ndërsa anijet e peshkimit ende nuk lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre. Autoriteti informoi se nisjet mbrëmjen e kaluar nga të dyja anët e Adriatikut janë bërë më herët se parashikimi, me qëllim mbërritjen më herët në Portin e Durrësit/Barit, kjo si rrjedhojë e masave të marra nga autoritetet detare dhe njoftimit për rritjen e forcës së detit, erës dhe lartësisë së dallgëve në det të hapur. Anijet e peshkimit nuk kanë vijuar aktivitetin e tyre deri në një urdhër të dytë për përmirësim të kushteve të motit. “Nisur nga moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë gjirin e Durrësit, në Portin e Durrësit janë marrë të gjitha masat për sigurimin e anijeve që ndodhen të akostuara në kalatat portuale”, bëri të ditur APD. Sipas APD-së, përmirësimi i kushteve të motit pritet pas orës 10:00 të datës 23 nëntor 2022 dhe deri atëherë jAutoriteti do të jetë në monitorim të vazhdueshëm të situatës deri në rikthimin në normalitet.https://ata.gov.al/2022/11/22/anijet-e-peshkimit-ne-durres-nuk-lejohen-ne-det-deri-ne-permiresimin-e-motit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ