Anija e parë bullgare kërkimore/survejuese “Sv. Kiril i Metodii” nisi sot lundrimin nga Varna për në Antarktidë. Udhëtimi pritet të zgjasë katër muaj dhe anijes do t’i duhen 40 ditë për të arritur në ishullin Livingston. Profesor, Kristo Pimpirev është drejtuesi i Ekspeditës së 31-të Bullgare drejt Antarktidës. Redaktori i “Daily News” i BTA-së, Konstantin Karagyozov do të jetë në bord, duke raportuar nga bordi i anijes. Dhjetra miq dhe të afërm të ngushtë dhe shumë banorë të Varnës u mblodhën për të përcjellë anijen. Në kuvertë, priftërinjtë nga Dioqeza e Varnës dhe Veliko Preslav bekuan anijen, ekuipazhin dhe shkencëtarët për një kthim të suksesshëm nga misioni i tyre. Në ceremoni morën pjesë komandanti i marinës bullgare kundëradmirali, Kiril Mihailov dhe guvernatori i rajonit të Varnës, Mario Smurkov. ATA
Anija “Sv. Kiril i Metodii” drejt Antarktidës
RELATED ARTICLES