Lajmin e bëri të ditur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjenerallejtënant Arben Kingji.

Kingji tha se, “Forca Detare vijon kontributin e saj në këtë mision të rëndësishëm, pjesë e Grupit të 2-të Detar të NATO-s në operacionin Sea Guardian, duke garantuar jetën në det dhe menaxhuar emigrimin e paligjshëm në zonën e Detit Egje”.

Gjatë patrullimit në Detin Egje, anija Butrinti realizoi një operacion shpëtimi (SAR), duke i ardhur në ndihmë një gomoneje me 36 emigrantë nga Lindja e Mesme, mes tyre 12 fëmijë, që ishte nisur nga Çesme me destinacion ishullin e Chiosit.

Në përfundim të operacionit, emigrantët u morën nga Roja Bregdetare Turke, e cila shprehu falënderim për ndihmën e dhënë nga anija Butrinti