Angelina Jolie apelon për Turqinë dhe Sirinë

0
9

Aktorja amerikane Angelina Jolie apeloi për donacione për Turqinë dhe Sirinë, pas tërmeteve shkatërruese të së hënës nga të cilët mijëra njerëz humbën jetën. ”Zemra ime është me popullin e Sirisë dhe Turqisë. Është e vështirë të kuptosh dhimbjen e paimagjinueshme që kaq shumë familje po e përjetojnë në këtë kohë”, shkroi ajo në Instagram. Aktorja tha se ajo ka bërë donacion dhe shpreson që edhe ”të tjerët të japin gjithashtu”. Ajo ndau fotografi nga zonat e tërmeteve të të dy vendeve dhe një link për donacion. atsh