Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, u shpreh sot se “një nga kushtet që amnistia fiskale të jetë e suksesshme, është që të shmanget evazioni fiskal dhe paratë e ardhura nga krimi apo korrupsioni”. Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, Sejko deklaroi se, “opinioni i BSH-së mbi amnistinë fiskale është thënë edhe më herët para Kuvendit dhe në konferenca për shtyp. Pavarësisht draftit të përgatitur nga qeveria, BSH-ja e sheh amnistinë fiskale me kosto dhe benefite”. Sipas tij, ky proces ka si objektiv rritjen e fuqive financiare, formalizimin e ekonomisë. “Amnistia fiskale do të kishte ndikim të mirë, sepse do ndihmonte buxhetin e shtetit. Ne kemi theksuar se opinioni i BSH-së konsiston në faktin se duhet shmangur rreziku i pastrimit të parave”, tha Sejko. “Gjithashtu, kemi theksuar që amnistia duhet bërë e studiuar, në mënyrë që të jetë një instrument në drejtim të përmirësimit të ekonomisë dhe për të shmangur evazionin fiskal, pra nuk duhet bërë në formë të vazhdueshme. Nëse plotësohen këto, BSH e sheh si normalizim të ekonomisë dhe rritje të buxhetit”, vijoi ai. Guvernatori vuri në dukje se, drafti për amnistinë fiskale po rishikohet dhe është duke u punuar. Sipas tij, ka pasur një draft të parë, ku edhe BSH ka dhënë opinionet e veta. “Opinioni i BSH është thënë dhe në Kuvend, pra BSH-ja e shikon amnistinë fiskale në radhë të parë në funksion të formalizimit të ekonomisë. BSH-ja ka synim rritjen e përfshirjen financiare, duke futur paratë që janë jashtë, brenda në sistemin bankar”, tha Sejko. “Amnistia fiskale do sillte likuiditete të shtuara në ekonomi dhe buxhet më të madh të shtetit. Kostot janë rreziku i pastrimit të parave, gjë që duhet shmangur me patjetër, si dhe paratë që vijnë nga kriminaliteti. Ajo duhet të jetë e studiuar. Amnistia duhet parë si një rinisje nga 0, por jo diçka e vazhdueshme, me qëllim që të luftohet dhe të mos lejohet më fshehja e të ardhurave. Në rast se ky objektiv realizohet, e shohim pozitivisht këtë nismë, pasi do sillte rritje të qarkullimit monetar nga jashtë sistemit brenda sistemit bankar”, deklaroi Sejko.https://ata.gov.al/2022/10/05/sejko-amnistia-fiskale-ne-funksion-te-formalizimit-te-ekonomise/
Amnistia fiskale, në funksion të formalizimit të ekonomisë
RELATED ARTICLES