Tregu i sigurimeve e mbylli pesëmujorin e parë të këtij viti me një rritje prej 15.29 % të primeve të shkruara bruto, duke arritur në rreth 8.9 miliardë lekë të ardhura Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar-maj 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 505 098 me një rritje prej 13.36 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. AMF thotë se tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.97 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.93 % dhe risigurimi 0.102 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.50 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.50 % të totalit të tregut. Gjatë muajit janar-maj 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,706 milionë lekë, ose 0.32 % më pak se në muajin janar-maj 2022. Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të efektit të sigurimit të pronës, si pasojë e përfundimit të pagesave të dëmeve të ngjarjeve të tërmetit të vitit 2019. Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-maj 2023 kapën vlerën 1,953 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.44 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on