Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIAMF: Sigurimi për jetën zë vetëm 8.9 % të tregut

AMF: Sigurimi për jetën zë vetëm 8.9 % të tregut

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – mars 2024 kapën vlerën 5.2 miliardë lekë, ose 1.68 % më shumë se në janar – mars 2023. Sipas raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar – mars 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 310 847, me një rritje prej 8.96 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.99 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.93 % dhe risigurimi me 0.076%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.30 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.70 % të totalit të tregut. Ndërkohë, në periudhën janar – mars 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1.9 miliardë lekë, ose 23.88 % më shumë se në periudhën janar – mars 2023. Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar – mars 2024 kapën vlerën 1.3 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 17.57 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ