Sunday, October 27, 2024
HomeSOCIALEAMF: Mbi 72 % e dëmeve të paguara i përkasin sigurimit motorrik

AMF: Mbi 72 % e dëmeve të paguara i përkasin sigurimit motorrik

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti u rritën me 5.43% krahasuar me periudhën janar-korrik të 2022-shit. Referuar raportit të publikuar së fundmi nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në periudhën janar – korrik 2023, janë paguar gjithsej 3,918,916 mijë lekë. Tregu i sigurimeve në Shqipëri dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike. Kjo reflektohet qartë edhe në strukturën e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 2,829 milionë lekë, apo 72.18% të totalit të dëmeve të paguara bruto.. Numri i dëmeve të paguara në janar – korrik 2023 është rritur me 1 363 dhe arriti shifrën 36 151, nga të cilat 33458 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të jo-jetës dhe 2 653 nga shoqëritë e sigurimit të jetës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments