Thursday, March 20, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIAMF: Mbi 38 mijë anëtarë në fondet private të pensionit

AMF: Mbi 38 mijë anëtarë në fondet private të pensionit

Numri total i anëtarëve në fondin privat të pensionit arriti në 38 180 gjatë vitit 2023, duke shënuar një rritje me 4.55% krahasuar me një vit më parë, bëri të ditur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Sipas AMF-së, gjatë vitit 2023 numri i kontribuesve në fondin private të pensioneve u shtua me 1662. Në 10 vitet e fundit, numri i anëtarëve të fondeve të pensionit është rritur me pothuajse pesë herë. Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat përbën më pak se 3% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend.

Në nëntor të vitit të kaluar, hyri në fuqi ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që do të sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve. Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Duke qenë se përjashtimi nga taksat lidhet me nivelin e pagës minimale, pritet që ky stimul të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.

Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë. Në treg aktualisht veprojnë gjashtë fonde të pensioneve private, të administruara nga katër shoqëri administruese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ