Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Amerika i bashkohet Kosovës në ditë zie

​Amerika i bashkohet Kosovës në ditë zie

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uli flamurin në gjysmështizë në nderim të policit të ndjerë, Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën në një sulm terrorist serb në Banjskë të Zveçanit. “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 25 shtatorin Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. Ne i bashkohemi institucioneve të Kosovës në zi për humbjen e rreshterit policor, Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, shkroi ambasada amerikane në platformën “X”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments