“Teksa festojmë Ditën e Tokës për të 53-tin vit, ne shfaqim përkushtimin tonë global për të krijuar një planet më të shëndetshëm. Ambasadorët e Natyrës në Tiranë u mblodhën për të pastruar zonën përreth Parkut Botanik të Tiranës, duke mbledhur 20 thasë me mbeturina gati për riciklim. Nëpërmjet përpjekjeve të tyre të vazhdueshme, grupet tona të të rinjve të Ambasadës në Tiranë, Vlorë dhe Kukës synojnë të frymëzojnë angazhim qytetar dhe të nxisin shqiptarët kudo janë të nderojnë bukurinë e vendit duke ndihmuar në ruajtjen e saj”, thuhet në një postim të ambasadës në rrjetet sociale. atsh