1822, u vra “Luani i Epirit”, Ali Pashë Tepelena. Asgjësimi i tij u urdhërua prej Sulltanit, i cili i druhej orvatjeve të Ali Pashës për krijimin e një territori të pavarur nga Porta e Lartë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ndau sot, në rrjetet sociale, kopjen e dënimit me vdekje (jafta), që vizualisht është e ngjashme me një pikë loti. Nën sundimin e Ali Pashës për 40 vjet me radhë (1788-1822) në pashallëkun e Janinës, u shënuan përparime në fushën e ekonomisë, të politikës së jashtme dhe të asaj të brendshme, në konsolidimin e strukturave shtetërore, ushtarake, policore, e po ashtu u korrën fryte edhe në lëmin e arsimit dhe të kulturës. Në mënyrë të veçantë, u zhvillua hovshëm infrastruktura me objekte me karakter e funksion social-kulturor (biblioteka dhe shkolla), fetar (kisha, xhami, teqe, manastire etj), si edhe ushtarak (akademi ushtarake).