Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka organizuar takimin kushtuar albanologut Titos Jochalas, i cili këtë vit pati përvjetorin e 80-të e për shkak të kufizimeve të pandemisë, ishte pamundësuar festimi në ditën e lindjes. Titos Jochalas njihet si albanologu i arvanitasve. Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi e cilëson Titos Jochalas si kryeshenjë e albanologjisë në Greqi dhe në shenjë nderimi, Akademia ka publikuar një vëllim mbresëlënës prej 660 faqesh. Ai është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2012, gjithashtu punonjës shkencor për shumë vite i Akademisë së Shkencave të Greqisë. Akademiku Titos Jochalas ndoqi traditën më të vyer të albanologjisë dyshekullore në Greqi, që i ka bërë shërbime të çmuara shkencës së origjinës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Ai ndoqi gjithashtu paradigmën bazë më të përparuar të albanologjisë që është zhvilluar e zhvillohet në hapësirën shqiptare edhe sot në botë. Ashtu si shumicës së albanologëve joshqiptarë, Titos Jochalasit i është dashur të merret me traditën gojore dhe dialektet, me historinë e shkrimeve dhe filologjinë e tekstit, me fjalorë e gramatika të shqipes, me studime krahasimtare shqiptaro-greke dhe ballkanike, me folklor dhe antropologji, me arvanitët e Peloponezit, Atikës dhe Hidrës; me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe historianët e heroit kombëtar të shqiptarëve; me Ali pashanë e Janinës dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve: arvanitë, suliotë, çamë, labë e më në veri, në revolucionin çlirimtar grek të vitit 1821; me historinë e ngulimeve më të hershme mesjetare arbërore në Greqi e Itali dhe marrëdhëniet midis tyre e shumë çështje të tjera. Me studimet e tij ai bashkoi arvanitë e arbëreshë; bashkoi të dyja këto bashkësi dijetarësh me studiuesit shqiptarë dhe ata të helenistikës në vendet e tyre; bashkoi në një rreth edhe më të gjerë të gjithë këta të fundit me studimet ballkanistike dhe në një rreth akoma dhe më të gjerë bashkoi studimet ballkanistike me qendrat e albanologjisë dhe të helenistikës në Europë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjetiu. Ai është quajtur me të drejtë albanologu i arvanitëve, u shpreh akad. Gjinushi, duke perifrazuar vargjet e Fan S. Nolit, ai i donte ata edhe kur s’i deshnin, i çmonte edhe kur i mohonin, i promovonte edhe kur ishte e ndaluar t’u përmendej identiteti, i bëri të njohur në botë edhe kur nuk kishin asnjë status, ua shpalli botërisht kulturën dhe traditën edhe kur konsideroheshin dukuri e së shkuarës. Studimet e tij për arvanitët, do të botohen në Tiranë në katër vëllime. Ato janë sinteza e kësaj pune sfidante, pa të cilën nuk do të kuptohej as kuraja e sotme e shumë intelektualëve dhe veprimtarëve publikë të Greqisë për të shpallur krenarisht prejardhjen e tyre. Në këtë libër kushtim që po boton Akademia e Shkencave janë të pranishëm me kontributet e tyre për veprën e studiuesit Titos Jochalas albanologë nga e gjithë bota.http://ata.gov.al/2022/10/11/nderohet-albanologu-i-arvanitasve-titos-jochalas/
Albanologu i arvanitasve, Titos Jochalas
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on