Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREAkademikët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë për Enciklopedinë shqiptare

Akademikët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë për Enciklopedinë shqiptare

Në Akademinë e Shkencave në Tiranë u mbajt dje mbledhja e parë e redaksisë qendrore të projektit ndërqeveritar dhe ndërakademik “Enciklopedia shqiptare”. Dy akademitë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e Kosovës filluan punën për hartimin e Enciklopedisë shqiptare. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi u shpreh se, “në bazë të propozimeve të dy akademive, tashmë ka një marrëveshje midis dy qeverive, e cila është ratifikuar së fundi edhe në Kuvend, në instancat përkatëse, për për t’i dhënë një qëndrueshmëri sa më afatagjatë kësaj marrëveshjeje, sepse për vetë rëndësinë, kohëgjatësinë e veprës dhe për t’i garantuar një financim me mbështetje në vazhdimësi, marrëveshja ndërshtetërore ngarkon dy akademitë në organizmin e punës për Enciklopedinë shqiptare në bashkëpunim me gjithë institucionet kryesore shkencore e arsimore në Shqipëri e Kosovë dhe garanton financimin e saj në vite”. Ndërsa akademiku Mehmet Kraja falënderoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për punën dhe atmosferën që ka krijuar gjatë kohës sa janë bërë dokumentet për projektin. “Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka bërë një punë të shkëlqyer, sepse ajo ka qenë si nismëtare dhe iniciatore për të gjitha punët, duke filluar nga platforma, që pastaj ne e kemi vazhduar, e kemi hartuar kryesisht në Kosovë. Të gjitha punët parapërgatitore, kontaktet me qeverinë dhe koordinatorët kanë filluar kryesisht nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për të vazhduar pastaj në Kosovë e mandej më tej”, tha kreu i Akademisë së Shkencave të Kosovës. E munguar për vendin tonë, studiuesit shprehen se është e nevojshme që dijet dhe gjithçka që lidhet me origjinën dhe zhvillimin e shqiptarëve të njihet nga të gjithë nëpërmjet këtij punimi që do të përfshijë 1 mijë studiues. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments