Wednesday, April 23, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAAkademia e Shkencave, në simpoziumin shkencor në Rumani

Akademia e Shkencave, në simpoziumin shkencor në Rumani

Një delegacion i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë mori pjesë në vizitën zyrtare në Bukuresht, me ftesë të Akademisë së Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Rumanisë. Delegacioni kryesohej nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushi dhe përfaqësues të Akademisë, si akademik Nazim Gruda, prof. Vjollca Ibro dhe përfaqësuesja e Universitetit të Tiranës, prof.dr. Linda Luarasi. Në takimin e zhvilluar në mjediset e ASHRBP, përveç këtij delegacioni, ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i ambasadës së RSH në Rumani, Jonian Molla. Gjatë vizitës zyrtare u diskutua mbi bashkëpunimin ndërakademik dypalësh dhe fushat potenciale të zhvillimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, i institucionalizuar tashmë me marrëveshje që në 2021. Këto fusha, e më gjerë përfshijnë, bashkëpunim kërkimor shkencor, shkëmbim stafi akademik dhe universitar, bashkëpunim në fushën e ndryshimit klimatik, si një fushë me shumë interes. Gjithashtu u përmendën dhe mundësi konkrete me institucionet kërkimore shkencore, si psh. banka gjenetike, etj. Kjo vizitë u pasua nga një simpozium shkencor, ku pala shqiptare u përfaqësua me prezantime shkencore të fushës së bujqësisë nga akad. Gruda, prof.Ibro dhe prof. Luarasi që paraqitën tema me shumë interes në këtë fushë. Përfaqësuesi i ambasadës se Republikës së Shqipërisë, Molla, gjatë diskutimeve të ngritura, iu shpjegoi të pranishmëve për situatën aktuale të Shqipërisë në kuadrin e integrimit në BE, veçanërisht për kapitujt e lidhur me fushën e bujqësisë dhe ushqimit.https://ata.gov.al/2022/10/27/akademia-e-shkencave-ne-simpoziumin-shkencor-ne-rumani/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ