Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAIDA mbështet promovimin e verës “Made in Albania”

AIDA mbështet promovimin e verës “Made in Albania”

Mbështetja që ofron AIDA për sektorin e verës, si dhe identifikimi i nevojave dhe sfidave me të cilat përballen prodhuesit e verës “Made in Albania”, ishin në qendër të takimit që u zhvillua sot në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me prodhuesit e sektorit të verës dhe ekspertët e AIDA-s. Në aktivitet, ishin të pranishëm zv. ministri i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Endrit Yzeiraj, Drejtoresha e AIDA-s, Laura Saro, përfaqësues te drejtorive të MEKI-t, përfaqësues nga shoqatat, somelierë, si edhe disa nga kantinat e prodhimit të verës.

Diskutimi në këtë tryezë u fokusua mbi mbështetjen që duhet të marrë ky sektor i rëndësishëm, sensiblizimi për promovimin e prodhimit të verës vendase në kuadër të fillimit të sezonit turistik, mbështjen e kompanive për blerjen e makinerive bujqësorë inovative dhe mbështetjen e kantinave të vogla për të rritur prodhimin dhe gjetur tregje të reja. Në përfundim, u diskutua promovim i produkteve shqiptare në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, përmes një hapësire të dedikuar dhe video promovuese. “Rekomandimet e nxjerra nga ky aktivitet do të adresohen, për mbështetjen e këtij sektori me potencial të madh për zhvillimin ekonomnik të vendit”, u shpreh Saro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments