Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAAhmeti: Përafrimi i standardeve me BE-në pengon largimin e shqiptarëve

Ahmeti: Përafrimi i standardeve me BE-në pengon largimin e shqiptarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrimin në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti deklaroi sot se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, krijon mundësi të parandalimit të largimit të shqiptarëve. Në një intervistë televizive Ahmeti theksoi gjithashtu se “me anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të ketë shumë të mëdha ndihmash financiare, për infrastrukturën, apo sundimin e ligjjt”. “Në qoftë se e bëjmë ndryshimin e Kushtetutës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë anëtarë të BE-së, brenda 4 vitesh. Me mbajtjen e mbledhjeve të para të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut me qeverinë e Brukselit filluan ndryshimet brenda këtyre vendeve në aspektin e infrastrukturës, ambientit, sundimit të ligjit etj”, tha Ahmeti. Duke debatuar me analistët Ahmeti tha se “po shpërngulen edhe shqiptarët edhe maqedonas, përse po insistojmë, sepse me vetanëtarësimin në BE nis përafrimi i standardeve, nuk ikin njerëzit nga terrori nga padrejtësia”. “Merre raportin, 400 mijë polakë janë rikthyer nga Holanda në Poloni, përafrohen standardet me vendet e BE, nuk ka më llogari as polaku, as portugezi të qëndrojë. Nëse ne nuk anëtarësohemi dhe zgjat me dekada, brenda 4 vitesh jemi anëtare të BE-së”, tha Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments