AFATI – 31 Mars për rregullat e udhëtimit nga Shqipëria drejt Italisë

0
18

Ambasada Italiane në Tiranë njofton se sipas urdhëresës së ministrisë italiane të Shëndetësisë dhe mbledhjes së qeverisë italiane rregullat për të udhëtuar nga Shqipëria në Itali nuk kanë ndryshuar. Shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali u mundësohet hyrja nëse gëzojnë statusin e rezidencës.

Udhëtari duhet të zbatojë:
– detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;
– detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;
– detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;
– detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here