Monday, May 13, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, gati pranverën e ardhshme

 Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, gati pranverën e ardhshme

Drejtoresha e Aerodromeve, Selma Pagria, bën një përmbledhje të punimeve dhe kur pritet të mbyllen ato. Sipas saj, që nga momenti i nisjes së punimeve në aeroportin e Vlorës, tashmë godinat (kulla e kontrollit, godina e zjarrfikësve dhe terminali) që përbëjnë kompleksin e projektit më të madh të aviacionit civil kanë marrë formë. “Pritet që aeroporti të dorëzojë aplikimin zyrtar në dhjetor të vitit 2024, bashkë me dokumentacionin përkatës për operimin dhe mirëmbajtjen e këtij aeroporti përfshirë planet e emergjencës. Do të vlerësohen postholderat kyç, menaxherët përgjegjës dhe kualifikimet e tyre. Në vijim do të kemi inspektimin në terren me qëllim garantimin e sigurisë”, tha Selma Pagria, Drejtoresha e Aerodromeve.

Brenda vitit do të kryhet edhe aplikimi për certifikimin e aeroportit, ku do të vlerësohet operimi i tij, kualifikimi i stafit dhe siguria në terren. “Janë marrë masa për sistemin e drenazhimin nëpërmjet kanaleve kulluese dhe stacioneve të pompimit për minimizimin sa më shumë të rrezikut nga përmbytja”, tha Selma Pagria, Drejtoresha e Aerodromeve. “Aeroporti ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, që janë avionë me trup të gjerë, airbus 330-340, apo Boeing 777 që janë të përshtatshëm për t’u akomoduar në këtë aeroport. Një nga rrugët lidhëse paralele me pistën është me të njëjtën gjatësi si ajo 3.2 km e gjatë dhe do të garantojë kapacitet më të lartë të lëvizjes së avionëve”, tha Pagria. “Vijon të punohet për rrugët lidhëse, jemi në 90% të punimeve për rrugët perimetrale, dhe 60% për rrugët e shërbimit. Vijohet me punimet në terminal.

Ashtu siç është planifikuar, faza e parë pritet që gjithë objektet të jenë të përfunduara në Dhjetor të 2024″. Që tani ka nisur puna për prokurimin e objekteve që do të plotësojnë funksionimin e plotë të aeroportit, i cili do të nisë fluturimet ne pranverë të vitit 2025. Në fazën e parë, Aeroporti i Vlorës, do të operojë me një kapacitet prej 2 milionë pasagjerësh. Pas mbylljes së fazës së parë, aeroporti do t’i nënshtrohet edhe dy fazave të tjera që përfshijnë, infrastrukturën për godinën kargo, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, dhe ngritjen e akademisë së fluturimit. Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments