Do të kalojë një kohë e gjatë derisa të shohim një tjetër kompozitor dhe interpretues si Elton John, sipas apnews.com. Duke përfunduar një karrierë mbi 50-vjeçare me një turne lamtumire, pianisti dhe vokalisti britanik ka krijuar disa nga muzikat më të paharrueshme dhe më të qëndrueshme në historinë e pop-rock-ut, këngë të mbetura në ADN-në kolektive të njerëzimit. Ato mund të jenë mjaft të thjeshta, si ajo me katër akorde te “Crocodile Rock” ose jashtëzakonisht komplekse si opusi i madh 11-minutësh “Funeral For A Friend/Love Lies Bleeding”. Por, tani që pothuajse ka mbaruar, nuk mund ta shprehim dot me fjalë se sa e mrekullueshme ka qenë të kishim Elton John në radiot tona dhe në veshët tanë që nga fundi i viteve ’60. Artisti, i lindur 75 vjet më parë si Reginald Kenneth Dwight nisi pjesën e fundit të turneut të tij të lamtumirës në Amerikën e Veriut, të premten në mbrëmje në ”Citizens Bank Park”. ”Amerika më bëri të famshëm dhe nuk mund ta falënderoj dot sa duhet këtë vend”, tha ai para audiencës. Ai ka shitur mbi 300 milionë disqe në mbarë botën, ka luajtur mbi 4 000 shfaqje në 80 vende dhe ka regjistruar një nga këngët më të shitura të të gjitha kohërave, ripërpunimin e tij të vitit 1997 të “Candle In The Wind” për princeshën Diana, me 33 milionë kopje. Ai ka pesë çmime Grammy si dhe një çmim Tony për “Aida”
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on