Veprimtari shumëvjeçar i LDK-së, Adem Salihaj ka vendosur të japë dorëheqje nga ky subjekt politik. Ai, një gjë të tillë, e ka bërë të ditur në profilin e tij në “Facebook”, teksa ka thënë se ka ardhur koha që t’i japë fund angazhimit partiak dhe t’i hapë rrugë gjeneratave të reja për të marrë përgjegjësi. “Sot kemi ardhur në një moment kur unë dua ta përfundoj periudhën e angazhimit partiak dhe të marrin përgjegjësi gjeneratat e reja, ta vazhdojnë punën dhe aktivitetin në LDK. Shpresoj se do të gjenden njerëz që do ta vazhdojnë vizionin rugovian dhe frymën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, tri shtyllat kryesore dhe tri vlerat më të mëdha të partisë sonë, të vendosura nga Presidenti Rugova”, ka shkruar ndër të tjera Salihaj në një postim të gjatë në Facebook. Ai është tërhequr nga kjo parti pas 32-vjetësh në shërbim të saj, derisa një kohë ka qenë deputet dhe zëvendëskryeministër i vendit.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=622960