Është mbyllur java e parë e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ për vajza, ndeshje të vlefshme për edicionin futbollistik 2023-2024. 4 takimet e para të këtij sezoni prodhuan mjaft emocione, ndërsa nuk munguan as golat që në këtë javë të parë. Java e parë nisi me takimin Kinostudio – Teuta, me takimin e luajtur në QSK Kamëz paraditen e së shtunës. Ndeshja u mbyll me fitoren 11-0 të kryqytetaseve, të cilat veç rezultatit të thellë marrin kështu edhe tre pikët e para për këtë edicion. Po të shtunën, zhvilloi takimin e parë për këtë sezon edhe ekipi tjetër kryeqytetas, Tirana. Vajzat bardheblu pritën në shtëpinë e tyre ekipin e Lushnjes, teksa takimi u mbyll me fitoren e thellë të Tiranës, 12-0. 3 pikë mjaft të rëndësishme edhe për kryeqytetaset bardheblu në këtë fillim edicioni. Sakaq, këtë të diel u luajtën edhe dy takimet e tjera të javës. Apolonia e nisi në transfertë sezonin e ri futbollistik, ndaj Gramshit. Fieraket nuk surprizuan me rezultatin, duke mposhtur gramshiotet me shifrat 14-0. Supersfida që mbylli javën e parë, Partizani – Vllaznia u mbyll me fitoren 0-3 të kampioneve në fuqi të vendit. Shkodranet ishin dukshëm më dominusse, duke i fituar të dyja pjesët e takimit.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on