A e dini se Lulerradhiqja ?!

0
14

Me shumë gjasa, një nga përfitimet më të mëdha shëndetësore dhe që e vendos në krye të bimëve më të mira, është efekti i tij i thellë pastrues në mëlçi. “Lulerradhiqja renditet në krah të gjëmbit të qumështit, si një nga bimët më të rekomanduara për pacientët që duan të bëjnë pastrim të mëlçisë”, thotë Mark Stengler, N.M.D. Puna e mëlçisë është të pastrojë çdo përbërës kimik, ndotës dhe mjekësor ndaj të cilit është ekspozuar– sipas shumë ekspertëve ajo kryen më shumë se 5 000 reaksione enzimatike.

Kjo do të thotë se të ruash mëlçinë të fortë dhe të funksionojë normalisht, është e një rëndësie primare për shëndetin tonë. “Duke u kujdesur për mëlçinë ne mund të zgjidhim një sërë problemesh, nga të karakterit fizik si mostretja, deri hepatitet, dhe prishja e eikulibrave emocionalë që kontribuojnë në irritim dhe depression”, thotë Stengler. Rrënja e lulerradhiqes figuron dukshëm në shumë programe natyrore mbështetëse ushqyese për hepatitin C. Një nga përbërësit kimikë të lulerradhiqes, taraxin-a, mendohet se stimulon organet tretëse dhe nxit mëlçinë, dhe fshikëza e tëmthit të ketë çlirim biliar. Kjo mund të jetë e dobishme për problemet e kapsllëkut dhe dispepsinë – zorrët lëvizin më lehtë me rritjen e rrjedhës biliare, dhe ndryshe nga laksativët farmaceutikë, lulerradhiqja mund të merret për disa muaj.