Saturday, July 27, 2024
HomeAKTUALITETA do ketë borë SOT në Tiranë ?!

A do ketë borë SOT në Tiranë ?!

SOT në orët e para të ditës, do të ketë reshje të pakta në të gjithë vendin dhe si pasojë e temperaturave të ulëta që kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë, reshjet e dëborës shfaqen në mbi 80% të vendit duke përfshirë të gjitha zonat që pozicionohen në lartësinë mbi 200 m nga niveli i detit. Përjashtim bën zona veriperëndimore si Shkodra dhe Lezha ku mundësia për reshje të pakta dëbore shfaqet edhe në zonat urbane.

Ndërsa Tirana gjatë orëve të para të ditës, në rrethinat shumë pranë saj, do të ketë momente të shkurtra me flokë dëbore por pa mundësi për dëborë në zonën urbane. Temperaturat minimale në qytet do të jenë lehtësisht mbi 2°C dhe shpejt rreth ores 7 të mëngjesit, temperaturat ngjiten mbi 4°C duke mos lejuar reshje dëbore në Tiranë.

Pas mesditës, temperaturat do të ulen ndjeshëm ndërsa moti do të nisë të kthjellohet në veri dhe gradualisht edhe në qendër dhe pjesën më të madhe të zonave jugore duke lënë juglindjen me reshje të pakta dëbore.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments