Thursday, November 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPE, letër Serbisë për shqiptarët e Luginës

PE, letër Serbisë për shqiptarët e Luginës

Parlamenti Evropian i ka dërguar letër Qeverisë së Serbisë me kërkesën që të respektojë dhe implementojë marrëveshjet e nënshkruara qe nga Marrëveshja e Konçulit 2001, duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook, ku ka postuar letrën e nënshkruar nga europarlamentarët Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten. Në letër, Parlamenti Evropian i kujton qeverisë serbe se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi, përfshirë ‘pasivizimin’ dhe qasjen e kufizuar në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor. PE ka renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mos diskriminim për shqiptarët, duke thënë se mos adresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal dhe rrugën e Serbisë drejt BE-së. Kamberi me këtë rast ka falënderuar Qeverinë e Kosovës, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për mbështetjen në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginë. “Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka përfunduar Kamberi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments