Gjatë paradites; Kosova do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Pjesa e dytë e ditës; do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Gjatë natës; pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithe territori i Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit DHE të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 24°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë. Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë e lehtë paradite POR e fortë gjatë pasdites me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Jugperëndimor.
Territori i MV do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave të lehta nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të PARAQITEN në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që vlera minimale të regjistrohet 6°C në qytetin e Tetovës POR mesdita sjell rritje të tyre duke regjistruar vlerën makismale deri në 25°C në qytetin e Shkupit dhe Manastirit. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Europa Veriore dhe Lindore do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Gjithashtu; me mot të paqëndrueshëm do të MBETEN Ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qëndrore KU do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu; shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike; KU dielli do të mbizotërojë do të PARAQITEN Gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Detit të zi.