Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI Fushat e elbit dhe grurit në Libofshë të Fierit

 Fushat e elbit dhe grurit në Libofshë të Fierit

Skemat mbështetëse në bujqësi, por edhe investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit, kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella. Falë punës kolosale të bërë në gjithë këto vite për rehabilitimin e sistemit kullues e vaditës, në gjithë zonën e Myzeqesë ka më shumë kanale të riaktivizuara dhe më shumë toka të ujitura, gjë që ka sjellë rritjen e prodhimeve bujqësore. Përveç investimeve në bujqësi, skema e naftës falas dhe masat e mbështetjes për fermerët, i kanë dhënë mundësi fermerëve të ulin kostot e prodhimit dhe të rrisin përdorimin e mekanizimit, aq më tepër në këtë periudhë të vështirë të krijuar nga rritja e çmimeve të mallrave të importuara. Sektori i bujqësisë është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore ka nxitur shtimin e sipërfaqeve të mbjella në gjithë territorin e vendit, kjo falë edhe aplikimit të skemave mbështetëse për fermerët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments