Banorët e Japonisë u shokuan nga pamja në qiellin e natës, ku nëntë shtylla drite që “vareshin” nga qielli ndriçuan të gjithë vendin. Pamja misterioze ndodhi më 11 maj, duke kujtuar skena nga një film fantastiko-shkencor. Pamjet shkaktuan habi dhe në shumë raste edhe frikë, por ka një shpjegim pas tyre. Fenomeni optik prodhohet kur drita natyrale ose artificiale përthyhet nga kristalet e akullit. Ndonjëherë, në temperatura shumë të ulëta, kristalet e akullit formohen shumë afër sipërfaqes së Tokës.Burimi i dritës mund të jetë nga kudo: nga dielli, nga hëna apo ndriçimi rrugor.  Shfaqja e tyre është aq e rrallë sa në të kaluarën ato janë quajtur si UFO (Objekte Fluturuese të Paidentifikuara) RTSH