Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ftoi sot presidentin amerikan, Joe Biden dhe atë kinez, Xi Jinping për të marrë pjesë në një Samit të Paqes të planifikuar për në Zvicër më 15 dhe 16 qershor. ”U bëj thirrje liderëve botërorë… presidentit Biden, lideri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe presidentit Xi, lideri i Kinës… ju lutemi mbështesni samitin e paqes me udhëheqjen dhe pjesëmarrjen tuaj”, tha Zelensky në një video-mesazh. Konferenca do të zhvillohet në Lucernë. Zvicra ka bërë ftesa për më shumë se 160 delegacione për të marrë pjesë, por Rusia nuk është ftuar në këtë fazë, sipas faqes web të qeverisë kushtuar ngjarjes. Midis të ftuarve janë shtetet anëtare të G7, G20, BRICS, shumë vende të tjera nga të gjitha kontinentet si dhe BE, tre organizata ndërkombëtare (OKB, OSBE dhe Këshilli i Evropës) dhe dy përfaqësues të botës fetare (Vatikan dhe Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës). Rusia, e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, e ka bërë të ditur se nuk është e interesuar të marrë pjesë në këtë konferencë. Kremlini ka treguar në mënyrë të përsëritur se nuk do të marrë pjesë në asnjë negociatë, nëse Kievi nuk pranon aneksimin nga Rusia të rreth 20% të territorit ukrainas që ajo aktualisht pushton
Zelensky fton presidentët Biden dhe Xi në Samitin e Paqes
RELATED ARTICLES