Shëtitorja e plazhit në Durrës gjallërohet nga qindra turistë

0
1

Durrësi pret një tjetër sezon të suksesshëm turistik këtë vit. Përfaqësues të hotelerisë në këtë qytet thonë se kanë të prenotuar mbi 90 % të kapacitetit të tyre. Kampionë të bregdetit të Durrësit janë polakët dhe çekët, pastaj vijnë gjermanë dhe nordikë, por janë edhe vendet e rajonit. Durrësi është një nga destinacionet më të preferuara turistike në vendin tonë, me një vijë bregdetare nga më të gjatat. Po ashtu, në Durrës veç turizmit bregdetar, pushuesit mund të shijojnë edhe sitet kulturore e historike, pasi është një nga qytetërimet më të vjetra të Shqipërisë e më tej. Shqipëria pret këtë vit mbi 14 milionë turistë të huaj, ndërsa vitin që shkoi shënoi 10.1 milionë turistë të huaj.