Shqipëria dhe SHBA rrisin përditë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndau sot në rrjete sociale momente nga ceremonia e diplomimit të ushtarakëve të parë shqiptarë që përfunduan kursin e oficerit të artilerisë tokësore në SHBA. “Ushtarakët e parë shqiptarë përfunduan Kursin e Oficerit të Artilerisë Tokësore në SHBA, ku një prej tyre u diplomua si studenti më i mirë ndërkombëtar”, shkroi Peleshi. Peleshi tha se, ushtarakët morën njohuri në planëzimin dhe ekzekutimin e zjarrit me armët e artilerisë në mbështetje të operacioneve luftarake. “Ata vijnë të përgatitur për të kryer detyrat e komandantit të togës, oficerit të drejtimit të zjarrit si dhe oficerit të kompanisë për mbështetje me zjarr artilerie”, u shpreh ministri Peleshi.
Ushtarakët e parë shqiptarë përfunduan kursin e oficerit të artilerisë tokësore në SHBA
RELATED ARTICLES